Mourinho ka një lajm të keq për tifozët e Unitedit

Jose Mourinho ka konfirmuar se Manchester United nuk do të bëjë edhe transferimin e katërt këtë verë.

Sport

18/08/2017 16:42

Portugezi në konferencë shtypi, ka bërë të ditur se dëshira e tij prej realizimit të katër transferimeve, nuk do të plotësohet.

20 herë kampionët e Premierligës këtë afat kalimtar kanë sjellë në ‘Old Trafford’ Victor Lindelofin, Romelu Lukakun dhe Nemanja Maticin, duke arritur në shumën e 150 milionë funteve.

“I kam thënë zotërisë Woodward që në planet e mia kanë qenë katër transferime, por gjithashtu iu kam thënë se nuk ka presion nga unë, bëjeni gjënë që ju duket më e mira për klubin”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Do të jemi së bashku sërish për afatet e ardhshme kalimtare në janar dhe në verën e ardhshme, kështu që nuk ka presion nga unë. Jam i lumtur me skuadrën dhe jam gati të luaj edhe pa transferimin e katërt”.

Manchester United në kuadër të xhiros së dytë të Premierligës udhëton për t’u ndeshur me Swansean./Lajmi.net/