Mourinho ka fituar 21 tituj zyrtare

Me triumfin në finalen e Capital One Cup, Jose Mourinho ka arritur të fitojë dhe trofeun e 21-të zyrtar në karrierën e tij si trajner profesional.

Sport

02/03/2015 23:34

Edhe pse është në një moshë mjaft të re, Jose Mourinho ka arritur që të fitojë plotë 21 trofe zyrtarë në karrierën e tij.

Me triumfin në Capital One Cup, Mourinho ka përmirësuar statistikat e tij, pasi e ka dërguar në 21 numrin e trofeve zyrtare të fituar.

Për të fituar këto 21 tituj, portugezi ka drejtuar skuadrat e tij përkatëse në plotë 727 ndeshje dhe 1485 gola.

Duke e ndarë në mesatare, i bie që portugezi ka fituar nga një titull në çdo 35 ndeshje dhe çdo 71 gola.