Mourinho: Interi, skuadra më e mirë që kam drejtuar

Jose Mourinho ka zbuluar se Interi ka qenë skuadra më e mirë që ka drejtuar.

Sport

17/01/2019 18:35

Trajneri portugez është paraqitur për herë të parë në media pas shkarkimit nga Manchester United, duke u angazhuar si analist në BeinSport.

Mourinho udhëhoqi Interin drejt sukseseve më të mëdha në histori të klubit, duke fituar në vitin 2010 Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë,para se të nisej për në Spanjë te Real Madrid.

“Ekipi më i mirë? Ju e dini që kam për të thënë Inter, sepse ata fituan gjithçka”, është përgjigjur Jose Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Duhet të jem objektiv dhe i respektueshëm për ta dhe të them se ata fituan gjithçka nga dita e parë deri në ditën e fundit”.

“Ata fituan në të gjitha garat, fituan tripletën, mundën ekipin më të mirë në botë, Barcelonën 3:1, mundën Bayern Munich 2:0 në finale të Ligës së Kampionëve, fituan ligën e Italisë me një numër fantastik pikësh, fituan kupën dhe fituan tri finale brenda dhjetë ditëve, kështu që unë them se ata janë ekipi më i mirë”./Lajmi.net/