Mourinho gjen sulmues

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa. Braziliani nuk ishte objektivi kryesor i Mourinhos, por Mail on Sunday raporton se strategu portugez ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në fund të këtij sezoni. Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ishte objektivi kryesor i Mourinhos,…

Sport

26/01/2014 09:43

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa.

Braziliani nuk ishte objektivi kryesor i Mourinhos, por Mail on Sunday raporton se strategu portugez ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në fund të këtij sezoni.

Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ishte objektivi kryesor i Mourinhos, por ai është në bisedime për vazhdimin e qëndrimit në Old Trafford, andaj Chelsea është e gatshme të paguajë 32 milionë funte për blerjen e Costas në Stamford Bridge nga Atletico Madrid, në fund të këtij sezoni.

Costa dhe Mourinho kanë menaxherin e njëjtë, Jorge Mendes. Deri më tani gjatë këtij sezoni, Mourinho është ankuar në opsionet sulmuese pasi Samuel Eto’o, Fernando Torres dhe Demba Ba nuk kanë qenë në nivelin e duhur.