Moura mbërrin në Londër, zgjedh klubin e ri

Lucas Moura do t'i bashkohet klubit londinez, në transferim me vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Sport

30/01/2018 11:03

Lucas Moura ka mbërritur në Londër, për të finalizuar transferimin te skuadra e Tottenhamit.

Mediat angleze raportojnë se sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain do t’i bashkohet klubit londinez, në transferim me vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Moura largohet nga PSG pasi nuk zë vend te skuadra e trajnerit, Unai Emery. /Lajmi.net/