Motoçikleta lëviz me shpejtësi të madhe në autostradë, por pa shofer

Një moment paksa i pazakontë është filmuar, ku shihet një motoçikletë duke lëvizur në autostradë – por pa shofer.

Auto & Tek

13/06/2017 11:22

Një pasagjer që ishte brenda një veture, ka filmuar momentin bizar kur motoçikleta lëviz me shpejtësi të madhe nëpër një autostradë në Francë.

Në fillim të videos, shihet motoçikleta e zezë duke lëvizur pa shofer, por në disa momente ajo përplaset paksa me mbrojtëset e hekurta.

I frikësuar dhe i hutuar nga ajo që po filmonte, autori i videos i kërkon mikut që ishte pranë timonit që të rrit shpejtësinë, pasi i dukej si një skenë nga filmat horror.

Por ekspertë të shumtë të kësaj fushe pretendojnë se në motoçikletë ishte edhe shofer, i cili më herët ishte rrëzuar por kishte arritur të kacavirret në pjesën anësore, ku kamera nuk e kishte filmuar atë.

Ndërkaq, eksperti parisien Jean-Pierre Goy, beson se motoçikleta mund të lëviz pa shofer deri në 600 metra nëse është duke lëvizur me shpejtësi të madhe.