Mos luani kundër Shqipërisë

Para duelit , Shqipëri – Zvicër, që zhvillohet të premten në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë, grupi më i madh i tifozëve të Kombëtares Shqiptare, ‘Tifozat Kuq e Zi’ iu janë drejtuar futbollistëve me origjinë shqiptare që luajnë në përfaqësuesen helvetike: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, duke…

Sport

08/10/2013 16:36

Para duelit , Shqipëri – Zvicër, që zhvillohet të premten në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë, grupi më i madh i tifozëve të Kombëtares Shqiptare, ‘Tifozat Kuq e Zi’ iu janë drejtuar futbollistëve me origjinë shqiptare që luajnë në përfaqësuesen helvetike: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, duke iu bërë thirrje të mos luajnë kundër Shqipërisë.

Në letrën e plotë të Tifozave Kuqezi thuhet:

“Jo rrallëherë për t’iu kundërvu kritikave të shumta pse ju keni zgjedhur për të përfaqësuar një vend tjetër e jo vendin e origjinës, ju i jeni përgjigjur se e doni shumë Shqipërinë, se ndiheni shqiptarë ashtu sikurse ndihen shumë familje shqiptare që emigruan për një mirëqenie më të mirë në vende të tjera. Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër Kombit të rrënjëve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë. Mendojmë se në këtë mënyrë do të jeni korrektë edhe me ngjyrat që i prezantoni, pasi që ata do t’ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën e juaj më të mirë, atëherë ata (zviceranët) do t’ju quajnë ‘tradhtarë’. Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë bashkëkombësit e juaj (Ne) të anës tjetër do t’ju quajmë po me të njëjtin emër. Besojmë shumë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Ju kujtojmë se në një rast të tillë, ish reprezentuesi i Kombëtares polake të basketbollit, Dardan Berisha nuk u paraqit fare në ndeshjet eliminatore që Polonia i zhvilloi kundër Shqipërisë, sepse sipas tij, nuk mund të luante kundër vendit të tij”.

Kujtojmë se Shaqiri me shokë luajti dhe shënoi gol kundër Shqipërisë në fitoren e Zvicrës në duelin e parë me rezultat 2-0.