Morata largohet nga Chelsea, kalon te top-klubi evropian

Sipas "Paris United", PSG është duke e përpiluar ofertën për Moratan.

Sport

05/02/2018 16:50

Alvaro Morata pritet të largohet nga Chelsea.

Spanjolli nuk ka përmbushur pritshmëritë e bluve të Londrës, përcjellë “Lajmi.net”.

Kësisoj, Chelsea është i hapur për të dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të Moratas.

Sipas “Paris United”, PSG është duke e përpiluar ofertën për Moratan.

Ai konsiderohet si konkurrent i fortë për Edinson Cavanin, për pozitën e qendër-sulmuesit. /Lajmi.net/