Morata ka një lajm të keq për Barcelonën

“Marca” shkruan se ish ylli i Real Madridit synon të kthehet me kohë për ballafaqimin ndaj Barcelonës.

Sport

10/02/2018 08:25

Alvaro Morata synon të kthehet në ekipin e Chelseas për duelin me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll ka munguar në periudhën e fundit për shkak të një lëndimi.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se ish ylli i Real Madridit synon të kthehet me kohë për ballafaqimin ndaj Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Në mungesë të Moratas, Chelsea ka hyrë në krizë të golave duke pësuar humbje të njëpasnjëshme nga Bournemouth dhe Watford në Premierligë. /Lajmi.net/