Monaco pas Shaqirit

Monaco ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri. Sipas portalit Fichajes.com, gjiganti nga Ligue 1 – i rikthyer në elitë këtë edicion me përforcime të bujshme përfshirë sulmuesin Radamel Falcao – dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar me nënshtetësi zvicerane. Shaqiri nuk është duke zënë vend të sigurt në…

Sport

28/02/2014 20:52

Monaco ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.

Sipas portalit Fichajes.com, gjiganti nga Ligue 1 – i rikthyer në elitë këtë edicion me përforcime të bujshme përfshirë sulmuesin Radamel Falcao – dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar me nënshtetësi zvicerane.

Shaqiri nuk është duke zënë vend të sigurt në formacionin bazë të trajnerit Pep Guardiola dhe spekulohet se mund të largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni.

Ai thuhet se kërkohet edhe nga Liverpool, andaj në rast se vendos të braktis Bayernin, atëherë duket se do të mund të zgjedh edhe mes Monacos.