Monaco në kërkim të mbrojtësit të Inter

Skuadra e Monacos po synon të forcohet në fazën e mbrojtjes.

Sport

28/01/2019 23:06

Francezët kanë shfaqur interesim për qendër mbrojtësin brazilian të Inter, Miranda.

Sipas raportimeve të “Gianluca Di Marzio”, braziliani ka kërkuar largimin nga Inter, kërkesë kjo që ka zgjuar interesimin e Monacos.

Inter duhet të gjej një zëvendësues të tij para se ta lirojnë lojtarin të largohet drejt Francës.

Skuadra nga principata gjatë kësaj jave ka kryer edhe një lëvizje të madhe, duke shkarkuar Henryn dhe duke rikthyer Leonardo Jardim në krye të stolit. /Lajmi.net/