Modric pyetet për Topin e Artë? Kjo është përgjigja e tij

Luka Modric nuk është i fokusuar te Topi i Artë.

Sport

14/07/2018 18:47

Mesfushori i Real Madridit që ka arritur në finale të Kupës së Botës me Kroacinë, ka deklaruar se mendjen e ka vetëm në sukseset e ekipit kombëtar.

Modric pas kualifikimit në finale të botërorit, ka hyrë në listën e favoritëve për të fituar Topin e Artë.

Rreth kësaj teme, ai është pyetur në konferencën e fundit për shtyp.

“Shumë herë e kam përsëritur se unë jam i fokusuar vetëm në suksesin e ekipit kombëtar”, ka deklaruar Modric.

“Tani më e rëndësishme është suksesi i ekipit”./Lajmi.net/