Modriç: Kjo është gënjeshtra më e madhe e historisë!

Luka Modric nuk është dakord dhe replikon në rrjetet sociale!

Sport

20/08/2018 14:53

Mesfushori kroat, që sipas shtypit i ka shpjeguar FIFA-s se Inter është i pafajshëm, sepse ka qenë ai që ka kontaktuar me klubin zikaltërt, ka mohur gjithçka nëpërmjet “Instagram”.

“Eshtë gënjeshtra më e madhe e historisë,” – deklaroi numri 10 i Real Madrid, duke përgënjeshtruar haptazi “Don Balon”, të cilit i ishte referuar edhe “Gazzetta Dello Sport”.

Shtypi shkroi se menaxheri i Modric kishte telefonuar drejtuesit e Inter, ndërsa ai kishte folur me kroatët e këtij ekipi Perisic dhe Brozovic.

Sot erdhi përgënjeshtrimi nga mesfushori, kësisoj Real do të denoncojë Inter në FIFA, sepse kanë folur fshehurazi me futbollistin që është nën kontratë me “Los Blancos”.