Modeli Prologue i Audi bëhet me sistem të ‘vetë-vozitjes’

Veturat vetë-lëvizëse janë bërë trend tashmë. Këtë herë Audi ka vendosur që modelin Prologue ta përmirësojë me një sistem të ‘vetë-vozitjes’ të cilin e prezantoi në CES 2015.

Auto & Tek

07/01/2015 17:01

Pasi që vetura autonome A7 udhëtoi nga San Francisko për në Las Vegas vetë pa ndihmën e njeriut, Audi ka zbuluar edhe një tjetër koncept ‘vetë-vozitës’ në CES 2015.

I quajtur ‘Koncepti Vetë-Lëvizës Prologue’, vetura është e bazuar në modelin origjinal të Prologue i cili u shfaq vitin e kaluar në LA, por që vjen me një sistem të vozitjes autonome, transmeton Lajmi.net.

Duke përdorur një kombinim prej kamerave, sensorëve radarë, skanuesve me laser dhe sensorëve të tjerë të zërit, informatat mblidhen dhe dërgohen në një qendër kontrolli të quajtur zFAS, duke mundësuar që vetura ta vozitë vetën e saj.

Fuqia e veturës vjen nga një motor turbo-binjak V8 4.0 litërsh i cili ka tetë shpejtësi të integruara në një motor elektrik dhe një bateri litiumi, transmeton Lajmi.net.

Sistemi hibrid mundëson që vetura të gjenerojë 677 kuaj-fuqi dhe 701 çifte rrotulluese. Vetura për vetëm 3 sekonda kapë shpejtësinë prej 96 kmh.