Modeli i ri-dizajnuar 1970 Plymouth Cuda

I kombinuar me stilin \"Cuda\", kjo veturë 1970 Plymouth ishte ndërtuar në vitin 2008 dhe përfaqëson njërën prej veturave më të bukura të bëra ndonjëherë nga kjo markë.

Auto & Tek

15/05/2014 23:11

Vetura është e punuar në stil të veçantë, nga konstruktimi i pjesës së jashtme e deri tek dizajni i rrotave dhe i kapakut. Ngjyra e trupit të saj është shumë e bukur, e kombinuar me ngjyrë vjollcë dhe të hirit, me një vijë të zezë në mes me katrore ngjyrë portokalli.

Nga pjesa mekanike e saj, ajo ka drita binjake LED përderisa nën kapakun e saj modern ajo mbanë një motor 6.1 litërsh Hemi, i cili dërgon 525 kuaj-fuqi përmes 5 shpejtësive Keisler.

Vetura është e përmirësuar me një sistem shkarkues, nxjerrës të ri të ajrit, frena më të fuqishëm, mamitë më të zgjeruar dhe rrota Quasar 18/20 inç para dhe mbrapa.

Dizajni i brendshëm dallohet më së shumti në ulëset të cilat janë të punuara në një stil të veçantë me fibra të karbonit përreth tyre.

Modeli 1970 Plymouth Cuda është aktualisht në shitje në eBay përmes RK Motors Charlotte, me një çmim prej $150,000.