Misioni i Vidalit

Ylli i Juventusit, Arturo Vidal ka insistuar se do të mbetet në klub. Reprezentuesi i Kilit ka shkëlqyer për gjigantin torinez këtë sezon duke shënuar 18 gola në të gjitha garat për kampionin e Italisë. Mirëpo, Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Megjithatë, Vidal është i lumtur të injorojë thirrjet…

Sport

26/03/2014 17:30

Ylli i Juventusit, Arturo Vidal ka insistuar se do të mbetet në klub.

Reprezentuesi i Kilit ka shkëlqyer për gjigantin torinez këtë sezon duke shënuar 18 gola në të gjitha garat për kampionin e Italisë. Mirëpo, Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Megjithatë, Vidal është i lumtur të injorojë thirrjet e klubeve tjera për të mbetur në Torino.

“Nuk i dëgjoj thirrjet nga Spanja, familja ime është e lumtur në Torino. E kam përsëritur disa herë: jam i lumtur këtu”, deklaroi ai për ‘FourFourTwo’.

Vidal zbuloi misionin e tij me Juventusin. “Do të mbetem në Juventus sepse presidenti Andrea Angelli më ka kërkuar të sjelli trofeun e Ligës së Kampionëve”, u shpreh ai.

Juventus takohet sonte me Parmën në kërkim të fitores së radhës në shtëpi për të ruajtur distancën prej 14 pikësh ndaj Romës.