Miranda drejt largimit nga Inter

Joao Miranda mund të largohet nga Inter në vitin 2019.

Sport

28/12/2018 10:40

Qendërmbrojtësi brazilian, Miranda, po shqyrton mundësinë e largimit nga Inter, për t’u rikthyer në vendlindje te skuadra Flamengo.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Calciomercato’, që shkruan se 34 vjeçari mund të rikthehet në Brazil, përcjell ‘lajmi.net’.

Veterani që së fundi ka vazhduar kontratën me Interin deri në vitin 2020, ka pranuar disa oferta, dhe njëra prej tyre vjen nga Flamengo.

Minutazha e vogël këtë sezon te Inter, dhe konsolidimi i mbrojtjes me Skriniar dhe De Vrij, mund të shtyjë Mirandan që të vendos për një aventurë të re, larg Evropës.

Miranda është pjesë e Interit që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Atletico Madrid./Lajmi.net/