Milanit nuk i kryen punë as Guardiola

Ish kapiteni i Milanit, Paolo Maldini është aq i dëshpëruar me gjendjen aktuale të ish skuadrës së tij sa që thotë se Rossonerëve nuk do t’u kryente punë as angazhimi i trajnerit të mirënjohur, Pep Guardiola. Milan është në pozitën e 12-të në Serie A dhe jashtë gare për qfarëdo titulli pas eliminimit nga Kupa…

Sport

28/03/2014 16:07

Ish kapiteni i Milanit, Paolo Maldini është aq i dëshpëruar me gjendjen aktuale të ish skuadrës së tij sa që thotë se Rossonerëve nuk do t’u kryente punë as angazhimi i trajnerit të mirënjohur, Pep Guardiola.

Milan është në pozitën e 12-të në Serie A dhe jashtë gare për qfarëdo titulli pas eliminimit nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve. Por, Maldini nuk e fajëson trajnerin e tanishëm Clarence Seedorf i angazhuar në detyrë në janar në vend të shkarkuarit Massimiliano Allegri.

“Clarence ka guxim të madh dhe personalitet, por në Milan as Guardiola nuk do të mund të bënte asgjë”, deklaroi Maldini për So Foot.

Ish mbrojtësi e kritikon Milanin edhe për largimin e mesfushorit Andrea Pirlo, i cili është duke shkëlqyer në Juventus.

“Marrim shembullin e Pirlos. Nëse trajneri thotë se ai ka marrë fund dhe nuk ka nevojë për të, klubi duhet të jetë aty për t’u përgjigjur nëse kjo është e vërtetë ose jo. Pirlo është ikonë e klubit, duhej të mbetej. Kështu nuk do t’i bënim një favor Juventusit”.