Milani merr një lajm gjigant para derbit me Interin

Derbi i parë si kapiten i Alessio Romagnoli po afrohet.

Sport

17/10/2018 08:42

Alessio Romagnoli në një intervistë për ‘Repubblica’ tregoi pritjet e tij për ndeshjen kundër Interit dhe idenë e tij për të ardhmen.

“Ndeshja ndaj Interit do të jetë tejet e vështirë, pasi ata kanë më shumë përvojë në skuadër, por që ne kemi cilësi”, ka thënë Romagnoli, përcjell “lajmi.net”.

“Të gjithë e dimë se kjo përballje është direkt për Ligën e Kampionëve, andaj do të jetë një ndeshje e vështirë”.

“E ardhmja? Milani është shtëpia ime, andaj dua të qëndroj këtu të fitoj shumë trofe për shumë vite”, ka thënë më tej kapiteni i Milanit.

Kujtojmë se Interi dhe Milani do të përballen këtë tw diel në ora 20:30 në kuadër të javës së nëntë të Serie A. /Lajmi.net/