Milan s’ka të ndalur, edhe një përforcim nga Juventus për 30 milionë euro (FOTO)

Juan Cuadrado kërkohet nga Milan.

Merkato

26/07/2017 07:14

Pas transferimit të Leonardo Bonuccit, Milan kërkon një tjetër përforcim nga Juventus.

Sipas mediave italiane, “Rossonerët” kanë bërë gati ofertë për transferimin e yllit të “Bianconerëve”, Juan Cuadrado.

Reprezentuesi kolumbian spekulohet se është nxjerrë në shitje nga kampioni i Serie A pas blerjes së Federico Bernardeschit nga Fiorentina, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Milan është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij në San Siro. /Lajmi.net/