Milan nuk ndalet, transferon edhe një super – sulmues

Numri i skuadrave të interesuara për Hirvng Lozanon po vazhdon të rritet dita-ditës.

Sport

14/02/2019 09:10

‘Calciomercato’ shkruan se Milan është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Meksika, përcjell ‘lajmi.net’.

Ylli i PSV ka marrë vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha të Evropës, veçanërisht Napolit, që besohet që po i prinë kësaj gare.

Por marrëdhëniet e mira mes drejtorit sportiv të Milanit, Leonardo, dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola, mund të bëjnë që destinacioni i lojtarit të jetë ‘San Siro’.

Lozano është pjesë e PSV që nga viti 2017, dhe në 48 paraqitjet e para ka realizuar 30 gola./Lajmi.net/