Miami i Beckhamit

David Beckham ka mbërritur në Miami për të prezantuar klubin e tij të ri nga Major League Soccer. Në një prej fshehtësive që doli shpejt në opinion, ish kapiteni i Anglisë do të njoftojë se është pronar i klubit të parë nga qyteti. Sipas Daily Mail, Beckham pritet të kërkojë transferimin e disa futbollistëve nga…

Sport

05/02/2014 12:48

David Beckham ka mbërritur në Miami për të prezantuar klubin e tij të ri nga Major League Soccer.

Në një prej fshehtësive që doli shpejt në opinion, ish kapiteni i Anglisë do të njoftojë se është pronar i klubit të parë nga qyteti.

Sipas Daily Mail, Beckham pritet të kërkojë transferimin e disa futbollistëve nga Premierliga për në MLS, duke shtruar autoritetin e tij në përforcimin e statusit të skuadrës dhe ligës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

38-vjeçarit, roli udhëheqës i pronarit do t’i kushtojë 15 milionë funte, rreth 25 për qind të çmimit që duhet të paguhet nga klubet tjera.

Ai zhvilloi një takim me komisionarin e MLS, Don Garber para “njoftimit të rëndësishëm”.

Skuadra nga Miami nuk pritet të garojë në MLS deri më 2017 për shkak të çështjeve të ndryshme përfshirë stadiumi, që ende nuk janë zgjidhur.

Sipas njoftimeve, Beckham shpreson të ndërtojë një arenë  me kapacitet prej 25 mijë ulësesh.