‘Mësuesi’ Fabregas

Jack Wilshere ka thënë se “mësova shumë” nga paraqitjet me Cesc Fabregasin në Arsenal dhe beson se mesfushori i Barcelonës është futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë. Reprezentuesi spanjoll kaloi tetë sezone me gjigantin londinez para rikthimit në Nou Camp më 2011. Dhe, Wilshere e vlerëson lart ish bashkëlojtarin e tij.…

Sport

07/09/2013 15:41

Jack Wilshere ka thënë se “mësova shumë” nga paraqitjet me Cesc Fabregasin në Arsenal dhe beson se mesfushori i Barcelonës është futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

Reprezentuesi spanjoll kaloi tetë sezone me gjigantin londinez para rikthimit në Nou Camp më 2011. Dhe, Wilshere e vlerëson lart ish bashkëlojtarin e tij.

“Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është ndoshta Cesc Fabregas”, deklaroi Wilshere për Esquire Weekly.

“Kam luajtur me të për një vit para se ai të kthehej te Barcelona por kam mësuar shumë prej tij, mënyra se si punonte me topin, në pranim dhe pasimet. Po ashtu edhe golat. Ai u rrit në Arsenal, hyri në ekipin e parë në moshë të re, diçka që edhe unë e desha ta bëjë”, përfundoi Wlshere.