Messi u dënua me 21 muaj burg, por a e dini sa rrezikon të dënohet Ronaldo?

Cristano Ronaldo vazhdon të ketë problem të mëdha me autoritete spanjolle sa i përket pagesës së taksave si futbollist.

Sport

26/05/2017 12:50

Marca shkruan sot se autoritetet fiskale spanjolle i kanë kërkuar yllit të Real Madridit që të paguajë një detyrim prej 16 milion eurosh.

Ndërkohë, kur çështja u hap në fillim, Ronaldo u ofrua vullnetarisht që të paguante 6 milionë nga 16 milionë euro të kërkuara, por kjo nuk i ka bindur autoritetet.

Megjithatë, gatishmëria për të lejuar investigimin si edhe për të paguar atë sasi parash bën që ndryshe nga Messi, Ronaldo të mos rrezikojë të dënohet me heqje lirie si ylli i Barcelonës, por çështja të mbetet vetëm në kuadrin administrativ.