Messi: Nuk e dua këtë yll të PSG-së te Barcelona

Messi ia ka bërë me dije klubit që nuk pajtohet me transferimin e Verrattit.

Sport

13/03/2018 17:00

Leo Messi nuk e dëshiron Marco Verrattin te Barcelona.

Ky është lajmi befasues që vjen nga “Diario Gol”, përcjellë “Lajmi.net”.

Italiani u lidh me një kalim te Barcelona, pasi që shihej si zëvendësues ideal për Andres Iniestan dhe Xavin.

Mirëpo, Messi ia ka bërë me dije klubit që nuk pajtohet me transferimin e Verrattit.

Gjithsesi, italianin mund ta shohim në La Liga, pasi që për të është interesuar edhe Real Madridi, që e sheh si zëvendësues të Luka Modric. /Lajmi.net/

Image result for verratti