Messi në Man City? Aguero ka një lajm të mirë për tifozët e Barcelonës

Sergio Aguero ka pranuar se ardhja e sulmuesit nga Barcelona është e komplikuar të realizohet.

Merkato

12/10/2017 11:19

Sergio Aguero ka thënë se dëshiron që Lionel Messi të luajë te skuadra e Man Cityt.

Por, ylli i Citizens ka pranuar se ardhja e sulmuesit nga Barcelona është e komplikuar të realizohet.

“Paratë nuk janë problem këtu”, deklaroi Aguero për “TyC Sports”.

“Por, mendoj se Messi, sikurse Ronaldo, janë futbollistë që janë simbole te skuadrat e tyre dhe është e vështira për ta që të largohen”, u shpreh ai.

“Do të më pëlqente ta kisha Leon në ekipin tim por duket mjaft e komplikuar”, theksoi Aguero. /Lajmi.net/