Messi në Inter? Zanetti tregon të vërtetën

Javier Zanetti ka hedhur poshtë spekulimet se Interi janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

29/07/2018 16:26

‘Neroazurët’ janë përfshirë në shumë spekulime në një lëvizje të mundshme të Messit, për përgjigje për Juventusin që transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.

Ish kapiteni i Interit, nuk i ka quajtur të pavërtetë këta zëra, duke thënë se ‘zikaltërit’ janë të kënaqur me sulmuesit e tyre, Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez.

“Është absolutisht çmenduri, dhe nuk ka asnjë të vërtetë në këtë histori që ne po kërkojmë Messin”, ka thënë Zanetti për ‘Fox Sports’ në Argjentinë./Lajmi.net/