Messi – Inter, ky është lajmi i fundit

“Nuk ka asnjë bazë të vërtetë në këtë lajm. Eshtë një çmenduri. Vetëm një i marrë mund ta mendojë apo ta besojë.”

Sport

25/07/2018 18:15

“Icardi qëndron te Inter, te ne është shumë mirë dhe shumë i lumtur. Sapo të mbyllet merkato do të nisim bisedimet me të për rinovimin e kontratës dhe do t’i propozojmë një marrëveshje të re që unë besoj se do ta pranojë,” – këto kanë qenë fjalët e zv.presidentit të Inter Javier Zanetti, për të ardhmen e kapitenit zikaltër, Mauro Icardi.

Më pas, në deklaratën e tij për “Fox Sports Argentina”, Zanetti shtoi: “Tanimë është kapiteni ynë prej dy vitesh dhe Icardi di të sillet si i tillë.”

Në fund, ish-lojtari i Inter largon edhe çdo hipotezë për kalimin e Lionel Messi në Milano:

“Nuk ka asnjë bazë të vërtetë në këtë lajm. Eshtë një çmenduri. Vetëm një i marrë mund ta mendojë apo ta besojë.”

Image result for zanetti