Messi fitues i çmimit ‘Goal 50’

Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori të këtij sporti. Të paktën kështu mendojnë lexuesit e portalit të njohur “Goal.com”, të cilët ia dhanë yllit argjentinas këtë epitet për herë të katërt radhazi, pas sezonit fenomenal që e kaloi, në nivelin personal, por edhe ekipor.

Sport

30/11/2015 13:45

Përpos çmimit “Goal 50”, argjentinasi pritet ta fitojë edhe Topin e Artë për herë të pestë në karrierë, gjë të cilën nuk e ke arritur askush në të kaluarën. Çdo epokë i kishte lojtarët e saj, shkruan Zëri.

Real Madridi e kishte Alfredo Di Stefanon në vitet 1950 e 1960, Santosi e kishte Pelen, Ajax e pati Johan Cruyffin, Napoli u mburr me Diego Maradonën, e Barcelona e sotme e ka legjendën Lionel Messi.

“E kam thënë gjithmonë. Për mua, çmimi më i rëndësishëm është ai kolektiv”, ka thënë Messi pasi e mori trofeun. “Mirëpo, unë jam i lumtur edhe kur marr çmime individuale si ky. Jam mjaft i nderuar dhe mirënjohës për këtë. Faleminderit. Ishte një vit i kompletuar”, u shpreh Messi.