Mësohet arsyeja e largimit të Messit nga tribunat derisa Spanja shkatërronte Argjentinën

Kombëtarja e Argjentinës ka dëshmuar edhe njëherë se është inferiore pa Lionel Messin.

Sport

29/03/2018 21:06

Kampionët e botës të vitit 1986 janë turpëruar në miqësore nga Spanja, duke u mposhtur 6:1 në një ndeshje në të cilën shkaku i lëndimit mungoi Lionel Messi.

Paraqitja e dobët e Argjentinës zhgënjeu Lionel Messin, diçka që vërehej qartë në fytyrën e tij.

Madje ylli i Barcelonës, është larguar nga pjesa ku shikonte ndeshjen para përfundimit të saj.

Largimi i tij ka ngjallë shumë spekulime, por mediet në Argjentinë pretendojnë se dinë arsyen e largimit nga tribuna e Messit, dhe sipas tyre kjo arsye është e thjeshtë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka zbritur në zhveshtore, për t’iu mbajtur një fjalim shokëve të skuadrës të cilët veç ishin të demoralizuar.

Messi sipas medieve në Argjentinë ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të rrisin vetëbesimin, duke besuar se mund të triumfojnë në botërorin e Rusisë./Lajmi.net/