Mësohen tre kandidatët finalistë të FIFA-s për çmimin ‘Portieri i Vitit 2017’

FIFA ka zbuluar emrat e tre portierëve kandidatë për ‘Portierin e Vitit 2017’.

Sport

22/09/2017 16:09

Sot institucioni më i rëndësishëm i futbollit, FIFA, ka zbuluar emrat e portierëve kandidatë për ‘Portierin e Vitit 2017’, shkruan lajmi.net.

Në listën e ngushtë të FIFA-s, janë portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ai i Bayern Munich, Manuel Neuer dhe ai i Real Madridit, Keylor Navas.

Çmimi për ‘Portierin e Vitit’ do të dhurohet më 22 tetor në një ceremoni speciale të organizuar nga FIFA./Lajmi.net/