Mësohen përballjet e 1/8 në Kupën e Botës

Me dy ndeshjet e fundit të grupit H, është përmbyllur faza e grupeve në Kupën e Botës.

Sport

28/06/2018 22:25

Tani janë mësuar 16 skuadrat që kanë kaluar në një të tetën e finales së botërorit të Rusisë e po ashtu edhe përballjet.

Ndeshja më interesante është ajo mes Francës dhe Argjentinës, që luhet ditën e shtunë.

Përballjet tjera janë këto: Uruguai – Portugali, Brazil – Meksikë, Belgjikë – Japoni, Spanjë – Rusi, Kroaci – Danimarkë, Suedi – Zvicër, Kolumbi – Angli./Lajmi.net/