Mercedes tërheq 400 mijë vetura pas problemeve me airbag

Prodhuesi i veturave, Mercedes ka vendosur që të tërheq 400 mijë prej tyre nga tregu në Britani të Madhe.

Auto & Tek

16/10/2017 18:23

Kjo tërheqje bëhet për shkak të telasheve që janë paraqitur në airbag-ët e tyre, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.

Kjo tërheqje përfshinë modelet A-Class, B-Class, C-Class, E-Class dhe CLA, të cilat janë prodhuar nga nëntori i vitit 2011 deri në korrik të vitit 2017.

Njoftohet si se pasojë e këtij problemi nuk ka pasur viktima, por që janë zbuluar 30 raste ku pronarët e veturave kanë vërejtur se airbag-ët nuk kanë funksionuar.