Mercedes E-Class Coupe & Cabrio

Mercedes ofron një dizajn të veçantë, sensual dhe ekskluziv, E-Class Coupe dhe Cabriolet. Modeli elegant sportiv do të ketë premierën e tij botërore në Frankfurt motor show.

Auto & Tek

14/09/2015 10:31


Modeli në mënyrë standarde vjen me një regjim sportiv i cili është përmirësuar për të ofruar udhëtim të rehatshëm.

Mercdes S 500 Cabriolet ka një motor V8 dhe prodhon 455 kuaj fuqi,në mënyrë të kombinuar makina harxhon për 100 km 8.5 litra benzinë. Modelet e re reja kanë një transmision Inovativ 9G TRONIC me 9 shpejtësi automatik.

Mercedes AMG S 63 4MATIC Cabriolet, ofron një motor 5.5 litra V8 biturbo me mbi prodhimin e 430 kË i cili ka 585 kuaj fuqi, makina nga 0 në 100 km/h arrin për 3.9 sekonda.

Ndryshimet më të mëdha janë në kabinë, modelet vijnë të pajisura mirë dhe vendet janë multicontour, gjithashtu kemi sistemin e infotainment me Apple CarPlay dhe një sistem të kontrollit automatik për klimë.

Pra brendia, ka vendet e para multicontour me lëkurë të zezë, paketa e re shton një timon me tre foli sportive, pedale nga çeliku dhe ky është modeli i veçantë “Sport Edition”, transmetn Lajmi.net

Ndërsa sistemi PRE-SAFE është përmirësuar, tani sistemi është i aftë që të bëjë paralajmërimin për të gjitha rreziqet. Sistemi mund të bllokoj frenat para një përplasje dhe ky veprim minimizon rrezikun.

YouTube player