Mercedes-Benz S65 AMG Coupe në shitje nesër në Gjermani

Mercedes-Benz S65 AMG do të shkojë në shitje në Gjermani të hënën, më 14 korrik.

Auto & Tek

13/07/2014 22:42

Klientët e interesuar mund të porosisin një nga këto veturat seksi për një çmim prej 244,009 euro, pastaj të presin deri në shtator që porosia e tyre të dërgohet.

Kjo veturë tejet luksoze do të përmbajë një motor turbo-binjak 6.0 litërsh V12, që prodhon 621 kuaj-fuqi në mes të 4,800 rpm dhe 5,400 rpm në 737 çifte rrotulluese.

Vetura do të arrijë me një paketë ‘eskluzive’ standarde. Paketa përfshinë mbulesën e motorit AMG dhe një marsh 7G-TRONIC AMG.

Vetura do të ofrojë ulëse komforte, paketa të balancimit të ajrit, sistemin e zërimit 3D, një kamerë 360 shkallë dhe funksionin për thirrje emergjente.