Mediet në Angli të sigurta: Ja ku transferohet Bale

Thashethemet për transferimin e Gareth Bale te Interi sa shkojnë e rriten.

Sport

15/04/2018 08:56

Tani janë mediet në Angli që konfirmojnë se marrëveshje Inter-Real Madrid për Gareth Bale mund të arrihet.

Ishte ‘Independent’ që raportoi fillimisht, ndërsa tani ‘SkySport’ thotë se Inter do të transferojë Bale në fund të sezonit.

Problemi fillestar te kjo marrëveshje, është kostoja e lartë e Bale, por Inter falë raporteve të mira me Real Madrid, shpreson të arrijë një marrëveshje të pranueshme.

Bale po kalon kohën më të vështirë të Real Madrid që nga transferimi nga Tottenham në vitin 2013./Lajmi.net/