Mediat serbe befasohen me Rusinë që uroi presidentin e ri të FFK-së – Lajmi.net
Mediat serbe befasohen me Rusinë që uroi presidentin e ri të FFK-së
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 11:36, 12 July 2018
Federata ruse uroi kryetarin e ri Ademi, pas zgjedhjes së tij si president i ri i FFK-së.

Serbia ka mbetur e befasuar nga urimi i Federatës e Futbollit të Rusisë tek Federata e Futbollit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, Agim Ademit.

“Këtë pakkush e ka pritur në Serbi”, përcjellin mediat serbe.

Federata ruse uroi kryetarin e ri Ademi, pas zgjedhjes së tij si president i ri i FFK-së.

“I gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese. Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”, thuhej në urimin e Rusisë.

“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO