Mediat kroate vlerësojnë komplet ekipin me një notë fantastike

Mediat kroate plot me lëvdata për ekipin e Kroacisë pas kualifikimit në finalen e Kampionatit botëror 2018.

Sport

12/07/2018 07:28

Kroacia shkroi historinë duke u kualifikuar në finalen e Kampionatit botëror 2018.

Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic shënuan golat në fitoren 2:1 ndaj Anglisë.

Portali i njohur kroat “24sata” ka bërë një vlerësim të përgjithshëm për komplet ekipin, përcjell “lajmi.net”.

“Secili prej tyre luajti për notën 10”, shkroi “24sata”.

Por, ai që u veçua pak më shumë nga të tjerët së bashku me dy golashënuesit ishte mesfushori Luka Modriç. /Lajmi.net/