Më i dashur se Ronaldo

Franck Ribery beson se përkrahja e tifozëve të Bayern Munichut për të është edhe më e madhe se ajo ndaj rivalit të tij kryesor për Topin e Artë, Cristiano Ronaldo. Rreth 45 mijë tifozë në Santiago Bernabeu vendosën ta shprehin përkrahjen e tyre për Ronaldon gjatë fitores ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve të mërkurën…

Sport

29/11/2013 17:20

Franck Ribery beson se përkrahja e tifozëve të Bayern Munichut për të është edhe më e madhe se ajo ndaj rivalit të tij kryesor për Topin e Artë, Cristiano Ronaldo.

Rreth 45 mijë tifozë në Santiago Bernabeu vendosën ta shprehin përkrahjen e tyre për Ronaldon gjatë fitores ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve të mërkurën duke vendosur maska me fytyrën e yllit portugez.

Mirëpo, Ribery ka thënë se nuk ia ka zili yllit të Los Blancos, dhe beson se ai gëzon përkrahje edhe më të madhe në Allianz Arena, javë pas jave.

“Ishte një gjest i mirë ndaj Ronaldos, por përkrahja e tifozëve të Bayernit për mua është edhe më e fuqishme”, deklaroi ylli francez për RTL.

“Tifozët e Bayernit më duan dhe e tregojnë këtë ditë pas dite”, u shpreh Ribery i cili ka shkëlqyer për Bayernin më 2013 dhe është një prej favoritëve për të fituar Topin e Artë, së bashku me Ronaldon dhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi.