Mbreti i pasimeve

Bayern Munich vazhdon të dominojë në Bundesligë dhe me plot meritë u shpall kampion vjeshtor në fundjavë. Gjiganti bavarez, pas 17 xhirosh kryeson me 44 pikë, shtatë më tepër se përcjellësi i parë Bayer Leverkusen. Dhe, në një ligë ku një skuadër shkelë gjithçka para vetes mund të jetë vështirë për ndonjë ekip ose futbollist…

Sport

16/12/2013 16:52

Bayern Munich vazhdon të dominojë në Bundesligë dhe me plot meritë u shpall kampion vjeshtor në fundjavë. Gjiganti bavarez, pas 17 xhirosh kryeson me 44 pikë, shtatë më tepër se përcjellësi i parë Bayer Leverkusen.

Dhe, në një ligë ku një skuadër shkelë gjithçka para vetes mund të jetë vështirë për ndonjë ekip ose futbollist kundërshtar që të depërtojë, mirëpo jo edhe për mesfushorin kosovar të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.

Reprezentuesi zviceran është – besoni apo jo – futbollisti me më së tepërmi pasime deri më tani gjatë këtij edicioni në Bundesligë, 1196, më tepër se yjet e Bayernit si Dante (1127) dhe Lahm (1123).

Mirëpo, kapiteni i Bayernit, Lahm ka zhvilluar një ndeshje më pak se Xhaka, i cili tani për tani kryeson në këtë kategori.

Motiv krenarie, pa dyshim pasi në garë janë një grup futbollistësh që edicionin e kaluar përveç Bundesligës dominuan edhe në futbollin kontinental.