Mbappe me deklaratë të papritur pas eliminimit nga Reali

"Reali bëri diferencën në fushë me lojtarët e tij, që gjithashtu janë kampionë”.

Sport

11/03/2018 15:13

Kylian Mbappe deklaroi se Real Madridi ishte nivel tjetër krahasuar me PSG-në.

Francezi tha që ekipi i tij dha gjithçka, por Reali bëri diferencën, përcjellë”Lajmi.net”.

“Mendërisht, ne ishim gati të përballeshim me Real dhe e donim fitoren, duke dhënë më të mirën e mundshme në fushë në të dyja takimet. Askush nuk mund të na thotë që nuk u përpoqëm”, deklaroi Mbappe.

“Por ky është futbolli dhe megjithëse ne kemi lojtarë të mëdhenj, Reali bëri diferencën në fushë me lojtarët e tij, që gjithashtu janë kampionë”, shtoi ai. /Lajmi.net/