Mbappe befason tifozët me klubin e ri (FOTO)
Paris Saint-Germain dhe Monaco kanë filluar bisedimet për transferimin e Kylian Mbappe.
Sport
Kylian Mbappe ka filluar bisimet me rivalin e Monacos nga Ligue 1.
Paris Saint-Germain dhe Monaco kanë filluar bisedimet për transferimin e Kylian Mbappe në Parc des Princes.
E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” ka bërë të ditur se PSG ka filluar negociatat për blerjen e sulmuesit francez, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe homologu i tij nga Monaco, Antero Henrique janë në kontakt në lidhje me angazhimin e Mbappes nga skuadra nga Parisi.
Në ndërkohë, Mbappe spekulohet se kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Arsenal. /Lajmi.net/
