Mavraj u largua nga Hamburgu, por mbetet në Bundesligë

Mërgim Mavraj është në kërkim të një klubi të ri, pas divorcit me Hamburgun.

Sport

02/08/2018 12:29

Ditën e sotme, në skenë për mbrojtësin shqiptar ka dalë edhe Hanoveri.

Ish-klubi i legjendës shqiptare Altin Lala, kërkon shërbimet e 32-vjeçarit, i cili është lojtar i lirë.

Copy-of-Lala-festa-e-lamtumires-te-Hanoveri

Shanset janë të mëdha që mbrojtësi i Kombëtares të transferohet te skuadra e Bundesligës, pasi ai mund të lëvizë me kosto 0.

Eksperienca e tij në kampionatin gjerman, pritet të ndihmojë skuadrën.

Së fundmi te Hanoveri janë dëmtuar 2 mbrojtësit ndërsa një tjetër është larguar, kështu që nevoja për një qendërmbrojtës është e madhe.