Marcelo: Pritëm shumë për La Deciman

Marcelo thotë se Real Madridi e meritoi trofeun e Ligës së Kampionëve, pas fitores 4:1 ndaj Atletico Madridit. Braziliani shton se madrilenët e prisnin këtë për një kohë të gjatë.

Sport

25/05/2014 10:55

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo mendon se ekipi i tij e meritoi ta fitonte Ligën e Kampionëve, por e pranon se Los Blancos është dashur ta siguronin fitoren më herët.

Braziliani e shënoi golin e tretë për ekipin e Carlo Ancelottit, në fitoren 4:1 ndaj Atletico Madrid në Lisbonë, pas lojës shtesë.

Diego Godin e kaloi në epërsi ekipin e Diego Simeones, por madrilenët përmbysën gjithçka dhe Marcelo ndien se Reali është kampion me plot meritë.

“Është një gëzim i papërshkrueshëm. Ne e arritëm atë vështirë, por e dimë se si luftuam, si u sakrifikuam. Lamë gjithçka në fushë për t’ua dhënë këtë gëzim tifozëve”, theksoi Marcelo pas ndeshjes.

“Të zgjidhesha në bankinë, në fushë, në tribunë, ishte mjaft e mirë. Jam mjaft i lumtur. Nuk kam fjalë. Mund ta shoh këtë në fytyrat e njerëzive, një gëzim i papërshkryeshëm. Ne e meritonim këtë”, përfundoi braziliani.