“Marca” zbulon transferimin e papritur të Barcelonës

Sommer në radarin e Barcelonës.

Sport

22/07/2018 08:47

Barcelona është në kërkim të një portiere të ri.

Kjo pasi që Jasper Cillessen do të largohet nga ekipi, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Marca”, katalunasit kanë shprehur interesim për gardianin Yann Sommer.

Zvicerani ka bërë paraqitje fantastike me Kombëtaren e tij në Kampionatin Botëror në Rusi.

Ai kërkohet edhe nga skuadra e Arsenalit.

Aftësitë e mira me këmbë të Sommer, kanë bërë që Barca ta pëlqejë shumë atë. /Lajmi.net/