Maradona “sulmon” hapur Ramosin

"E pranoj që është një lojtar i mirë, por jo një lider. Ai mund të bëhet i tillë, por për momentin nuk është ende lider".

Sport

01/07/2018 13:02

Diego Armando Maradona ka deklaruar përsëri që Sergio Ramos nuk është një lider.

Ai ka kërkuar ndjesë nëse spanjolli është lënduar nga deklaratat, mirëpo ka përsëritur mendimin e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nëse Ramos ka mbetur i fyer nga deklarata ime, i kërkoj ndjesë”, tha Maradona.

“Pavarësisht kësaj, ideja ime për të nuk ndryshon. E pranoj që është një lojtar i mirë, por jo një lider. Ai mund të bëhet i tillë, por për momentin nuk është ende lider”.

“Për mua nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit, pasi unë vazhdoj t’i them lirshëm idetë dhe mendimet e mia”, shtoi ai. /Lajmi.net/