Mandzukic: Carvajal nuk më kafshoi

Sulmuesi i Atletico Madridit, Mario Mandzukic ka hedhur poshtë incidentin me Daniel Carvajal, duke thënë se ai nuk e kafshoi atë.

Sport

15/04/2015 16:35

Mario Mandzukic ka thënë se Daniel Carvajal nuk e ka kafshuar atë, duke hedhur kështu poshtë spekulimet e mediave që thonë të kundërtën gjë.

“Ndeshja e djeshme ishte shumë e vështirë dhe të dy skuadrat dhanë gjithçka nga vetja e tyre”, ishte postimi i kroatit në twitter.

“Por, për mua, në ndeshje nuk kishte ndonjë moment kontravers: Nuk kishte kafshime, nuk kishte asgjë”, përfundoi Mandzukic.