Mancini: Shaqiri do ta tregojë formën pas dy javëve

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se Xherdan Shaqiri do ta fillojë të tregojë formën e tij të vërtetë pas dy javëve, pasi duhet të ambientohet edhe më shumë me skuadrën e tij të re.

Sport

17/01/2015 20:48

Mancini ka thënë se Shaqiri duhet të ambientohet edhe më shumë me skuadrën e Interit, duke shtuar se formën e tij të vërtetë ai do të tregojë pas dy javëve.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për ta ngritur nivelin e Shaqirit. Ai ka stërvitur pak me këtë skuadër, dhe për tu futur në formën e tij të vërtetë, atij i duhet edhe dy javë tjera”, deklaroi trajneri italian menjëherë pas takimit.

Përndryshe, Shaqiri u fut në minutën e 74’ duke e zëvendësuar Podolskin, në ndeshjen kundër Empolit, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0.