Mancini: Ja si e transferuam Shaqirin

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka treguar si e bindi Xherdan Shaqirin të transferohet në Inter. Dhe, ai thekson se ylli kosovar ende nuk është i gatshëm për lojë.

Sport

10/01/2015 13:33

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka bërë të ditur se si Xherdan Shaqiri vendosi të transferohej në klub nga Bayern Munich.

Ylli kosovar nënshkroi me Nerazzurrët në marrëveshje huazimi me blerje të obliguar ne vërë.

“Kam biseduar me të duke u thënë se jemi klub i madh, ekzistojnë pak klube si ky i yni. Kemi joshje të madhe, ndoshta disa e shohin një klub në vështirësi, por me përforcimet e reja mund të rikthehemi në kulm”, deklaroi Mancini gjatë konferencës për shtyp.

“A mund të luajë Shaqiri? Vetëm 3-4 minuta. Nuk mendoj se mund të luajë, ka pushuar nga 19 dhjetori dhe nuk dua që të lëndohet”, u shpreh ai.