Manchester United vazhdon me dështime

Manchester United ka ndarë pikët me Southamptonin, duke barazuar pa gola (0-0) në ‘Old Trafford’.

Sport

30/12/2017 20:27

Skuadra e Jose Mourinhos, ka barazuar për të tretën ndeshje radhazi në Premierligë.

Pas barazimit me Leicesterin, Burnleyn, tani United ka barazuar edhe me Southamptonin.

Pas këtij barazimi, Manchester United bie në pozitën e tretë me 44 pikë, me 14 pikë larg Manchester Cityt, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/